​Simptomat që tregojnë se nuk po pini mjaftueshëm ujë…

Jil
Jil
1 Min Read

Pirja e shumtë e ujit gjatë ditës është jetike për trupin dhe shëndetin. Nëse mendoni se nuk jeni duke pirë mjaftueshëm ujë, ka disa shenja që ju lejojnë të kuptoni se diçka nuk është në rregull dhe se duhet të pimë shumë më tepër ujë. Ndër shenjat e para që duhet t’i kushtoni vëmendje, ndjenja e lodhjes.

Plakja e parakohshme

Pirja e pakët e ujit dehidraton lëkurën dhe mund të përshpejtojë procesin e plakjes. Lëkura e shëndetshme dhe e tonifikuar është para së gjithash lëkura e hidratuar.

Gjendja e ankthit

Dehidratimi dhe ankthi mund të jenë të lidhura ngushtë. Pirja e pakët e ujit në fakt mund të shkaktojë çrregullime psikologjike dhe njohëse.

Dhimbje koke të shpeshta

Pirja e pakët e ujit mund të shkaktojë dhimbje koke të shpeshta dhe marramendje.

Sytë e thatë

Pirja e pakët e ujit mund të shkaktojë tharje të syve dhe djegie duke u kthyer në një shqetësim për ju.

Buzë të thata dhe të plasaritura

Pirja e pakët e ujit dhe dehidratimi që pason shkakton gjithashtu tharje dhe çarje të buzëve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *