Arabia Saudite është toka e premtuar për Cristiano Ronaldon. Portugezi i ka dhënë fund dilemave për të ardhmen, teksa do jetë pjesë e Al Nassr në elitën e futbollit arab. Sipas mediave botërore, një kontratë faraonike, që e shndërron Ronaldon në lojtarin më të paguar në rruzull, pasi nga marrëveshja me Al Nassr do përfitojë 200 milionë euro në sezon. 37-vjeçari ka firmosur me klubin një kontratë dy vjeçare e gjysmë, me një vlerë prej 500 milionë eurosh në total.
Një vlerë që natyrisht rritet në varësi të sponsorizimeve dhe bonuseve për paraqitjet e tij në fushë me gola e asiste. Ish-lojtari i Manchester United refuzoi një kalim në Arabinë Saudite verën e kaluar, por pa ndonjë interes të fortë nga klubet elitare të Europës vendosi për t’u larguar nga Kontinenti i Vjetër. Menjëherë pas prezantimit, Ronaldo shprehu emocionet e kësaj marrëveshje. “Mezi pres të provoj një ligë të re futbolli në një vend të ri. Vizioni i Al Nassr më stimulon shumë dhe jam i emocionuar që po bashkohet me shokët e rinj të skuadrës në përpjekje për të ndihmuar klubin të arrijë me shumë sukses
Një marrëveshje që sigurisht nuk mbaron me atë në fushën e lojës. Në verën e 2025 Ronaldo do të bëhet ambasador i Arabisë Saudite për të bindur FIFA-n që ta zgjedh shtetin arab për të organizuar Kupën e Botës 2030. Nga ky akord, Ronaldo pritet të përfitojë edhe 500 milionë euro të tjera, duke e dërguar marrëveshjen totale të portugezit në 1 miliard euro. Pas akordit me Ronaldon, tashmë drejtuesit e Al Nassr janë gati për të vendosur në urdhrat e trajnerit, Rudi Garsia edhe futbollistë si Sergio Ramos apo N Golo Kante.
Klan News