JiL.al - Jeto i Lumtur

Xavi prish pushimet e Barcelonës, lojtarët ‘zbor’ në fushën stërvitore..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Barazimi në derbin ndaj Espanyol nuk është kapërdirë mirë te Barcelona. Pika e marrë ndaj rivalit të qytetit dhe dështimi për t’u arratisur në krye të La Ligës nuk është përjetuar mirë nga stafi teknik.

Trajneri Çavi ka kthyer në zbor futbollistët, të cilët 1 Janarin e kishin ditë pushimi. Skuadra ka zbritur në fushën stërvitore për të nisur menjëherë përgatitjet për sfidat e radhës. Një veprim i papritur nga ana e 42-vjeçarit,që në këtë mënyrë preferon të mbajë në tension lojtarët dhe të jenë gati për pjesën e dytë të sezonit.

Kalendari i ngjeshur është një tjetër faktor që pritet t’i mbajë të fokusuar futbollistët e Barcelonës. Dueli ndaj InterCity në Kupën e Mbretit do i shërbejë teknikut Çavi për të provuar futbollistë që nuk kanë luajtur shumë në këtë periudhë, për t’i ruajtur më pas për sfidën e 8 Janarit ndaj Atletico Madrid.

Prishja e planeve për ditën e pushimit tregon se tekniku beson shumë tek ky grup, duke pasur edhe disa qëllime për t’u arritur. Një nga ata trofe është padyshim ai në La Ligën spanjolle, tani që lavdia europiane nuk mund të arrihet pasi janë eliminuar nga Champions League.

Klan News

Scroll to Top