Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri të Covid-19, çfarë pritet këtë vit

Jil
Jil
1 Min Read

Një variant i ri i Covid-it po shqetëson ekspertët e shëndetit.

Tim Spector, profesor i epidemiologjisë gjenetike në King’s College në Londër tha se një variant Omicron ka gjasa të përhapet në masë gjatë vitit 2023. Ai theksoi se më shumë se 40% e rasteve të COVID në SHBA tani shkaktohen nga varianti XBB.1.5. Shkencëtari amerikan Eric Topol tha po ashtu se rritja e rasteve në mënyrë kaq të shpejtë kërkon marrjen e masave.

Mediat britanike shkruajnë se XBB.1.5 është një version i Omicron XBB, i cili u zbulua për herë të parë në Indi në Gusht të 2022-it. XBB është përhapur në të paktën 70 vende, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke shkaktuar rritje të infeksionit në disa pjesë të Azisë, duke përfshirë Indinë dhe Singaporin.

Studimet kanë zbuluar se ky variant shkatërron antitrupat që shërbejnë kundër infeksioneve dhe ka aftësi të përhapet në mënyrë masive. Ende nuk është provuar se deri në ç’masë prek ky virus organizmin tonë./tvklan.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *