Ndre Mjeda- ANDRRA E JETËS
E kandshme asht hana
Kur del zana,
E n’tokë me dritë përndaret.
Hyjzit që shndrisin
E që shëtisin
Npër qiell, janë t’bukur faret.
Kur del agimi
E rruzullimi
Me ‘j dritë kuqloshe mbëlohet,
E përmbi kashta
Shndrit pika lashta,
Zemra për malli gazmohet.
Asht i madh shendi,
Kur ndihet shpendi
Ndër pyje tuj pingrue;
E knaqshme a ‘j lule
Kur ju përkule,
O fllad i letë, me e lmue.
Por s’i giet qielli,
Nuk i giet prilli
As fllad që shëtit lulet
E me erna veshet,
Foshnjës që i qeshet
Nanës kur mbi të përkulet.
Ndre Mjeda
Jeto I Lumtur.al