Jeni gati djema të mësoni se cilat veprime apo sjelljet tuaja janë kaq irrituese për gocat?
Ecim!
Nuk planifikoni
Shumë goca mendojnë se ju doni të dilni në takim dhe kaq. Nuk planifikoni, me zor zgjidhni restorantin dhe e keni akoma edhe më të vështirë të blini një tufë me lule.
Nuk dërgoni mesazhe shpejt
Domethënë, është e rëndësishme!
Thoni gjëra të pasjellshme dhe mendoni se janë komplimente
“Uaa, dukesh yll me makeup”, “Sa të dobët të tregon ky fustani”, etj, nuk janë komplimente!
Mendoni se është gallatë ta quani vajzën “o plak”, “o dak”, “o vëlla”
Më fal, po e futni në friend zone?
Talleni me fiksimin e vajzave për të blerë rroba
Sigurisht që blejnë dhe do të vazhdojnë të blejnë! Nëse ju blini 200 palë tuta gri, edhe një vajzë do të blejë 200 palë veshje!
Nuk merrni erë nga mesazhet flirtuese
Në ajo po ju dërgon një mesazh me nota flirti, nuk keni pse e banalizoni!
via GIPHY
Mendoni se vajzat nuk duhet të japin mendime për futboll, sepse janë vajza…
Që kur sporti dhe tifozeria ka gjini?
Harroni të merrni me vete furça dhëmbësh dhe SPF kur shkoni për të fjetur te shtëpia e së dashurës
Ç’prisni? Ku do ta gjeni furçën e dhëmbëve?
Mendoni se gocave u pëlqen kur silleni keq
Më vjen keq që po ua them kaq troç, por ka ikur koha e “bad boys”. “Djali i keq” i fundit në qarkullim ishte Stresi dhe e pamë që në fakt, shpërthen në lot si një vogëlush i llastuar dhe i lezetshëm.
Nuk dini të dilni qetë nga shtëpia
Tundni çelësat e shtëpisë, përplasni dyert, bëni gjithë tualetin pis…
Mendoni se gocave u pëlqen kur uleni para PC dhe luani lojërat tuaja
Nëse do u pëlqente, do të luanin edhe ato para PC-së së tyre.
Kruani vend e pa vend organet gjenitale
Thjesht jo! Mjaft! Ah, edhe mos bëni kontakt me sy kur jeni duke kryer këtë veprim!