Sylvinho, më “shqiptar” se De Biasi: Braziliani është trajneri i vetëm në 20 vjet që do të jetë rezident në Tiranë

Jil
Jil
3 Min Read

Nga aventura e shkurtër e Sulejman Demollarit në krye të kombëtares së Shqipërisë, në 2002, te kuqezinjtë nisi epoka e trajnerëve të huaj. Ndonjëherë e suksesshme e ndonjëherë jo, si Giuseppe Dossena.

Italiani ishte i pari në “eksportin” e trajnerëve të huaj nga FSHF, për të mbërritur te braziliani Sylvinho.

Nesër tekniku do të prezantohet para medias si trajneri i ri i kombëtares. Por si për të fituar pikët e para, Sylvinho ka qartësuar se do të jetë rezident në Shqipëri.

Dossena mbetet, gjithsesi, rasti më i dështuar i një tekniku të huaj në drejtimin e kuqezinjve. Ish-doriani u ‘arratis’ pas vetëm dy ndeshjesh me një nënvleftësim të hapur për ekipin që la. Skuadra që ai la kaloi në duart e Hans-Peter Briegel. Gjermani, në një periudhë 4 vjeçare (2002–2006), mori jo pak kënaqësi.

Duke filluar me fitoren në debutim, 3-1 me Rusinë në “Loro Boriçi”, apo ajo kundër kampionëve të Europës, Greqisë. Atëherë, në daljen e tyre të parë si fitues në Portugali, skuadra e Rehagel u dorëzua 1-2.

Pas gjermanit, që fitoi zemrat e shqiptarëve, mbërriti një profesor si Otto Bari. Kroati qëndroi vetëm një sezon (2006–2007) dhe u largua pas disfatës së turpshme me Rumaninë. Gjithsesi, tregoi karakter, kur pas problemit në zemër u paraqit menjëherë në Sofje për ti bllokuar bullgarët në një barazim me peshë.

Arie Haan në sezonin 2008–2009, iku pa lënë gjurmë, duke i lënë vendin një tjetër kroati si Josip Ku?e. Ai udhëhoqi kuqezinjtë nga 2009 në 2011, deri kur një iktus e detyroi ti linte pankinën trajnerit më jetëgjatë në historinë e të huajve që kanë drejtuar kombëtaren.

Dashuri italiane

Gianni De Biasi nga 2011 në 2017 është i paharrueshëm për kualifikimin e Shqipërisë për herë të parë në finalet e një turneu madhor. Italiani i çoi kuqezinjtë në Euro 2016. Pastaj dashuria e lindur me italianët është edhe meritë e ‘shqiptarit’ De Biasi.

FSHF vazhdoi me teknikët e përtej Adriatikut: Christian Panucci në 2017–2019 dhe Edoardo Reja në trevjeçarin që pasoi.

 Por pasaporta shqiptare e Giannit, nuk e bëri që të ndryshonte konceptin që të gjithë të huajt e tjerë e kishin ruajtur me rigorozitet. Prezencën part-time në Shqipëri. Kjo deri kur mbërriti Sylvinho.

Braziliani, ashtu si dhe stafi i tij me Doriva e Zabaleta, do të jenë banues këtu, në 18 muajt e kontratës së tyre me kuqezinjtë. Një ide për të qenë më pranë realitetit shqiptar, për të njohur më mirë shqiptarët.

E për të qenë më shqiptar se të gjithë të tjerët, pavarësisht pasaportës që e kanë ndryshe…

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *