Shkak dy shqiptarë/ Trazira në burgun e Larisës në Greqi, rreth 150 të burgosur protestojnë dhe refuzojnë të kthehen në qeli

Jil
Jil
1 Min Read

Greqi- Trazira në burgun e Larisas në Greqi.

Pas një situate rebeluese disa orëshe, ka përfunduar operacioni i policisë në burgjet e Larisës, pasi të burgosurit pas trazirave të pasdites së vonë, së fundmi janë kthyer në qeli, pak pas orës 10.30 të së mërkurës mbrëma.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në këto momente po bëhet kontrolli i fundit në qelitë e të burgosurve. Skuadrat speciale i bastisën qelitë rreth orës 21:00, pasi që në mesditë rreth 150 të burgosur, kryesisht të huaj, refuzonin të ktheheshin në qeli, duke pasur kërkesa.

Të ndaluar në burgjet e Larisës pas daljes në gjyq pasdite, ata nuk pranuan të ktheheshin në qeli.

Forcat speciale dolën jashtë burgjeve ndërsa përforcime nga Volosi dhe Selaniku mbërritën në Larisa.

Trazirat nisën në orët e para të pasdites kur një grup i vogël të burgosurish të huaj në Repartin 3 refuzuan të ktheheshin në qelitë e tyre. Pastaj pasuan të tjerët.

Informacionet thonë se gjithçka ka nisur me dy të burgosur shqiptarë. Të burgosurit u revoltuan duke ngritur një sërë çështjesh që kërkonin plotësimin e kërkesave të tyre.noa,al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *