JiL.al - Jeto i Lumtur

Oaz në shkretëtirë..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shumë herë ndjehem i vetmuar,
Si oaz në shkretëtirë,
Nga grumbuj rëre i rrethuar,
Rob nën diellin pa mëshirë!

Shpirt’ i ngelur vetëm mure,
Zbrazur krejt nga orendi’,
Temë abstrakte e një pikture,
Që në sfond ka ngjyrën gri!

Hesht, flas, hesht përsëri,
Diku nën gri kërkoj të kaltër’,
Atë të famshmen, dashuri,
Aq delikate sa dhe të ashpër!

Më duhet te kthehem prap atje,
Të mbledh cdo grimcë nga shpirti i ngelur,
Atje ku ndjenjat kanë zënë dhe’,
Që për shumë kohë është i pashkelur.

Shumë herë ndjehem i vetmuar,
Besoj si unë dhe cdo njeri,
Nga turma njer’zish i rrethuar,
Por gri në shpirt e errët gri!

 

Nga Jeto I Lumtur.al

Huacachina është një oaz i vërtetë në shkr... - Secret World

 

Jeto I Lumtur

Scroll to Top