Pas finales së Kupës së Botës 2022 në Katar, sytë e shumë tifozëve të futbollit u ndalën tek ribashkimi mes Leo Messit dhe Kylian Mbappé në stërvitje në Paris Saint Germain.
Tani kampioni argjentinas i botës, në një intervistë të dhënë nga shtëpia e tij në Paris, ka zbuluar takimin e parë me sulmuesin transalpin, pas finales dramatike të 18 dhjetorit mes Argjentinës dhe Francës.
“Nuk kam folur asnjëherë për finalen me Kylian, – nënvizoi kapiteni i Argjentinës. – Kemi shkëmbyer vetëm disa fjalë për festimet që janë bërë në Argjentinë dhe asgjë tjetër.
E kuptoj se ai nuk dëshiron të flasë për atë ndeshje. Humbja e një finaleje të Kupës së Botës më ndodhi mua gjithashtu, kështu që e di se çfarë do të thotë kjo.
Edhe unë, pasi humba në finalen e vitit 2014 kundër Gjermanisë, nuk doja ta prekja në asnjë mënyrë si temë me askënd. Prandaj nuk dua të flas as për këtë finale, sepse e di se çfarë do të thotë. Nuk kam probleme me Kylian”.noa.al