Cristiano Ronaldo dhe l’Al-Nasr, një histori e lindur në fundin e vitit 2022 në shenjën e milionëve dhe të shpresës për një të ardhme të ndritur për futbollin arab.
Dhe ndoshta efektet e para të pranisë së portugezit në kampionatin e Arabisë Saudite kanë filluar të duken që tani.
Të paktën duke u bazuar te deklaratat e bëra nga Luis Gustavo.
Në një intervistë të dhënë për Goal.com, mesfushori i Al Nassr ka folur për ndryshimin e mentalitetit nga ana e ekipeve kundërshtare pas transferimit të Cristiano Ronaldo-s te skuadra e tyre.
Mesfushori brazilian ka nënvizuar se të gjithë klubet që përballen me Al Nassr, tani, e bëjnë me një dëshirë dhe vendosmëri më të madhe për të fituar.
Një faktor ky që mund të rezultojë thelbësor për rritjen e futbollit arab.
Ja një pjesë e deklaratave të bëra nga Luiz Gustavo: “Të gjitha ndeshjet pas ardhjes së Ronaldo-s në klub janë bërë më të vështira, sepse kundërshtarët japin 200% kundër tij
. Legjendari Ronaldo është krijuar për t’i bërë ballë presionit”.