Dashi
Ditën e sotme do të keni pak nervozizëm ndaj dhe kujdes me marrëdhëniet me të tjerët pasi kjo mund të ndikojë jo mirë për ju. Është një kohë kur ndiheni të bllokuar si nga pikëpamja sentimentale ashtu edhe nga puna, por kjo periudhë do të kalojë shpejt.
Demi
Shijoni pak relaksim me të dashurit tuaj të zemrës këtë të diel sepse keni nevojë për to. Në punë është një kohë e mirë për t’u përfshirë dhe për të bërë plane për të ardhmen.
Binjakët
Ka ardhur koha të qartësoni sadopak zemrën tuaj dhe nëse ka diçka që nuk shkon me dashurinë, flisni. Në punë, kushtojini vëmendje sferës ekonomike.
Gaforrja
Në dashuri gjithçka nuk po shkon ashtu siç do të doje, por përpiqu të kuptosh se për kë rreh vërtet zemra jote. Në punë, vullneti për të bërë është i madh dhe suksesi është me të vërtetë afër.
Luani
Shijoni këtë ditë për të “rimbushur bateritë” tuaja emocionale së bashku me partnerin/en tuaj. Për sa i përket punës, gjithçka po shkon mirë por kujdes mos e teproni.
Virgjëresha
Bëni kujdes sepse kjo ditë hëne e kundërt sjell disa probleme në dashuri. Për sa i përket punës, mund të arrini shumë në këtë periudhë, vazhdoni të punoni shumë.
Peshorja
Peshore e dashur, në dashuri duhet të nxirrni gjithë durimin tuaj sepse mund të ketë grindje. Në punë, nëse nuk jeni të kënaqur, ndryshoni.
Akrepi
Kjo e sotmja është një ditë e bukur për dashurinë ndaj organizoni diçka të këndshme për partnerin tuaj. Në punë gjithçka shkon mirë.
Shigjetari
Hëna e kundërt sjell pak trazira në dashuri, ndaj bëni kujdes që të mos grindeni me partnerin për asgjë. Në punë, përpiquni të “rimbushni bateritë”.
Bricjapi
Për ndjenjat kjo ditë është paksa e përmbajtur, por kujdes që të mos bini në shumë mendime negative. Ka shumë lodhje në punë.
Ujori
Këtë të diel përpiquni t’i kushtoni më shumë kohë dashurisë dhe nëse ka dikë që ju pëlqen, tregojini. Në punë jeni në një fazë ndryshimesh të mëdha.
Peshqit
Shumë lajme të bukura vijnë në dashuri, por mos kini frikë prej tyre. Gjithçka po shkon mirë në punë ndaj jini krenarë për veten tuaj./tvklan.al