JiL.al - Jeto i Lumtur

Tërmeti tragjik/ Lionel Messi kampion në fushë dhe jashtë saj, dhuron 3.5 mln euro për Turqinë dhe Sirinë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tërmeti tragjik që preku Turqinë dhe Sirinë ka shkaktuar mijëra viktima dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Kjo situatë ka prekur të gjithë botën, ndërsa është përfshirë edhe Lionel Messi, i cili kaa vendosur të dhurojë mijëra euro në ndihmë të dy vendeve. Sipas raportimeve nga një sërë mediash në Turqi, ylli 35-vjeçar ka shpërndarë menjëherë ndihma humanitare në vlerë 3.5 milionë euro.

Me situatën e rëndë në Turqi, Lionel Messi i ka kërkuar fondacionit të tij, “Fondacion Leo Messi”, që të dërgojë ndihma në vendin e tërmetit, përcjell “tvOnenews.com”. Fondacioni Leo Messi është një fondacion familjar që kujdeset për shëndetin dhe edukimin e fëmijëve nëpër botë. Vëllai i madh i Leos, Matias Messi, organizon aktivitetet e fondacionit në partneritet me UNICEF.shqip-lajme.

Scroll to Top