Një mitër e dyfishtë është një anomali e rrallë që zhvillohet që nga koha kur një vajzë është në mitër. Të gjitha mitra formohen nga dy tuba të vegjël të quajtur tubat Muller. Ndërsa fillojnë të rriten, dy tubat do të bashkohen për të formuar një mitër. Megjithatë, në raste të rralla, këto tuba vazhdojnë të ndahen dhe bëhen dy mitra të veçanta.
Lidhur me këtë gjendje të rrallë që quhet ‘uterus didelphys’, gjinekologu Berat Krasniqi, ka dhënë disa informacione se a mund të ndodh shtatzënia.
“A mund të ndodhë shtatzënia?!. 🤰🏼“Uterus didelphys” është një çrregullim kongjenital, ku një femër lind me dy zgavra të veçanta të mitrës dhe dy vagina në vend të mitrës dhe vaginës tipike të vetme. Është një gjendje relativisht e rrallë dhe mund të shkaktojë vështirësi me fertilitetin dhe shtatzëninë”,
Sipas tij, trajtimi për këtë gjendje të mitrës varet nga simptomat specifike dhe nevojat individuale shëndetësore të secilit pacient.
Përshëndetje, ju mund të kontriboni në këto dy linqe; Gofundme; https://www.gofundme.com/f/te-ndihmojme-te-prekurit-ne-turqi PayPal ; https://www.paypal.com/donate?hosted_button_id=4WVLREEXKTMFW