Pushkin: SA JU KAM DASHUR…
Sa ju kam dashur! Ndofta dashuria
Nuk është shuar krejt në shpirtin tim!
Po s’dua që prej dhembjeve të mia
Të ngryseni sërish në dëshpërim.
I heshtur e pa shpresë u përvëlova
Me ndrojtje, xhelozi e mall për ju
Po kaq me dlirësi ju dashurova,
Sa, Zot!, ju dashtë tjetërkush kështu!
Aleksandër Pushkin
Jeto I Lumtur.al