Si ta përgatisni pijen e përkryer për forcimin e imunitetit?

Jil
Jil
2 Min Read

    Marrë parasysh se kërcënimi që koronavirusi po e parashtron në shëndetin e njeriut është ende i madh, është shumë e rëndësishme që të vazhdoni të ndërmerrni pasa paraprake dhe të punoni në forcimin e imunitetit tuaj.

    Derisa ka shumë mënyra se si mund ta bëni një gjë të tillë, nuk ka asgjë më të mire se të mbështeteni tek perimet e freskëta dhe erëzat dhe barishtet e zakonshme të kuzhinës suaj, të cilat janë vërtetuar se janë shumë të dobishme për shëndetin.

    Një shpikje e mirë për forcimin e imunitetit duhet t’i përmbajë të gjithë antioksidantët e nevojshëm, që ndihmojnë në ndërtimin e imunitetit me kalimin e kohës.

    Imuniteti, një fjalë shumë e dëgjuar muajve të fundit, është i rëndësishëm për të na mbrojtur prej sëmundjeve të shkaktuara nga bakteret e ndryshme, të cilat mund të jenë të dëmshme për organizmin tonë.

    Sistemi imunitar i njeriut zhvillohet me kohën, që do të thotë se ju duhet të konsumoni ushqime me vlera të larta ushqyese, dhe atë sa më shumë që është e mundur.

    Nëse jeni adhurues të lëngjeve, atëherë ekziston një recetë e përkryer e cila ua forcon imunitetin.

    Produktet që ju nevojiten për përgatitjen e këtij lëngu është: shafrani, fruti Amla, xhenxhefili, biberi i zi dhe mjalti.

    Lëngu preferohet të konsumohet në gotë të vogël dhe është i përshtatshëm për t’u pirë edhe nga fëmijët.

    Share This Article
    ByJil
    Follow:
    JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
    Leave a Comment

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *