Për Amosin nuk di me çfarë gjuhe…’ Dea ‘hapet’ me Shpatin: Dua të njihemi!

Jil
Jil
2 Min Read

Dea ka biseduar me Shpatin lidhur me “gjestet” e saj kur ai po lahej dhe kur po bënte palestër jashtë bashkë me Kristin.
Ajo i tha Shpatit se veprimet kundrejt tij, nuk kanë qenë aspak tendencioze, por se kështu e ka tipin që pëlqen të luajë dhe të argëtohet.
“Para se të vije ti kam qenë shumë e mërzitur dhe kur erdhe ti mu kthye humori edhe sikur u çela. E shoh se si mund të keqinterpretohet dhe nuk dua të të vë pozitë. Do tërhiqem që të njihemi më mirë me njëri-tjetrin edhe si karakter”-tha Dea.
Shpati nga ana tjetër dyshoi te përgjigja e Deas. Ai aludoi se sjellja e saj ka të bëjë me mungesën e Amosit. Shpati e pyeti Dean nëse ajo po sillet kështu për të zëvëndësuar një mungesë, por Dea e mohoi një gjë të tillë. Shpati i bëri një pyetje të drejtëpërdrejtë Deas, nëse asaj i mungon ose jo Amos. Ajo tha se e ndjen mungesën e tij, pasi kishin krijuar një marrëdhënie brenda në shtëpi.
“Më mungon, sepse ne krijuam një marrëdhënie shumë të afërt edhe pse nuk ishim të lidhur. Dhe e kam shpjeguar, nuk di në çfarë gjuhe ta shpjegoj”-u shpreh banorja e “BBV.”
Më tej Dea shprehu interes për tu njohur me Shpatin. Teksa po bisedonte me të, Dea i tha Shpatit që është mirë që ata të dy të njihen me njëri-tjetrin dhe të njohin karakteret e njëri-tjetrit, ndërsa i tha se nuk ka më besim te askush në shtëpi.
“Nuk kam më besim te njerëzit pas kaq ditësh. Nuk e lejoj veten të krijoj miqësi ose të kem besim te dikush sepse e di që do përfshihet loja në mes dhe unë lëndohem shumë, e vuaj shumë”-tha Dea.noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *