Mëngjesi i sotëm ka nisur shumë i qetë Brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Alban ia’. Kiara Tito, ndryshe nga herët e tjera, është parë më e distancuar nga Luizi. Ajo ishte ulur në një tavolinë me Oltën dhe Nitën, të cilat komentuan sjelljen e saj të një dite më parë. Olta i tha se i kishte pëlqyer shumë qëndrimi që mbajti, mirëpo shtoi se nëse do ishte në vendin e saj, do reagonte ndryshe.
“Dje më ka pëlqyer shumë sjellja jote. Më ke lënë pa fjalë. E gjitha situata edhe pas. Unë do kisha reaguar shumë keq”.