Shumica e banorëve e kanë marrë me seriozitet sfidën e caktuar nga Vëllai i Madh “Dancing With Big Brother”.
Por ka nga ana ata banorë, si Olta, që janë të bindur se do jenë fitues të kësaj sfide. Zarfi i bardhë që u fut pak ditë më parë në shtëpi, ku Vëllai i Madh shpjegoi se si do funksioninste loja, thuhej se çifti fitues do ketë një avantazh në lojë.
Olta i kërkoi sot banorëve që ata ta përzgjidhnin lidere, “pozicion” ky që po ashtu përfiton një avantazh. Sipas saj, nëse ajo i futet kërcimit, e ka të fituar, pasi nuk ia merr njeri në kërcim.
Për këtë arsye ajo kërkoi një “marrëveshje” me banorët. Shpati e pyeti Oltës që po me të çfarë do bëhet, duke qenë se ata të dy janë çift bashkë.
Olta tha se nëse ajo do ketë mundësinë e zinxhirit në dorë, do shpëtoi Shpatin të parin.