S’kanë fund çudirat në “BBV”! Produksioni ndërhyn edhe te mesazhet e fansave për banorët që i lexuan në shtëpinë e ‘Big Brother’ (VIDEO)

Jil
Jil
2 Min Read

Gjatë mbrëmjes së djeshme banorët patën mundësin që të shikonin mesazhet që fansat iu kanë dërguar, përmes platformës “Big Love”, që u prezantua disa ditë më parë.

Për më shumë se 30 minuta, banorët e “Big Brother Vip” lexuan të buzëqeshur mesazhet që kishin marrë nga fansat e tyre, megjithatë nuk ka munguar një “dramë” apo një “skenar i produksionit” edhe këtu.

Një mesazh që i kishte ardhur Kiara Titos, së bashku me një çokollatë, shkruante: “Përshëndetje Kiara, shumë dashuri”. Kiara e falenderoi fansin dhe e buzëqeshur hodhi kunja edhe ndaj Luizit, me fjalët, “Të puth fort Klevis. Jemi të dy me shkronjën “K”, Kiara Klevis”.

Por, në fakt, nuk paska qenë ky mesazhi i vërtetë që Klevisi i ka dërguar Kiarës.

Mesazhi i plotë dhe i saktë shkruan: “E dashur Kiara Tito (Ejlli), ju përqafoj edhe ju adhuroj, faleminderit për emocionet që na jepni natë-ditë!”. Këtë e ka bërë të ditur vetë personi që e ka shkruar, pra Klevisi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

S’kanë fund çudirat në “BBV”! Produksioni

Krahas mesazhit, ai shkruan se produksioni ka ndryshuar fjalët e tij dhe “është tallur me paratë e popullit.”

“Mesazhi që i kam dërguar Kiarës ka qenë një çokollatë me këto fjalë që kam shkruar poshtë. Më vjen keq, por produksioni tregoi edhe një herë që është duke u tallur me lekët e popullit”- shkruan ai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *