JiL.al - Jeto i Lumtur

“Plas” debati mes profesionistëve, këtë herë jo kush e fiton “BBVA”, por kush është banori më i bukur…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutuan banorët e BBVA, të cilët janë më të komentuarit e momentit. Përmes një paneli me profesionistë në fushën e sportit si Klodiana Shala e bukurisë si Eduart Deda e Greis Petroviç, në studio u shpallën banorët me fytyrën dhe trupin më të bukur.

Banori më seksi u shpall Kristi, edhe pse për Klod Shalën asnjë nga djemtë s’ është i palestruar sa duhet.

Unanimisht vajza me trupin më të bukur u shpall Nita, ndërsa Olta dhe Kejsi ishin në garë për vajzën më të bukur.

“Olta Gixhari është bukuri e rrallë dhe natyrale”, tha Edi, ndërsa Klodi dha votën e saj për Keisin.

Si përfundim Olta u shpall si banorja më e bukur në BBV nga të ftuarit, ndërsa Luiz si djali më i bukur brenda shtëpisë.

Scroll to Top