JiL.al - Jeto i Lumtur

Zbulohen shifrat marramendëse/ Arbana Osmani më e paguara në “Instagram”, nuk do ta besoni sa merr për një postim

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

“Big Brother” është “reality” që ka bërë për vete këdo. Që në mbrëmjen e 24 dhjetorit, publiku shqiptar ka zgjedhur të preferuarit e tyre, duke vendosur kështu edhe fansa të kujt do jenë.

Aman një gjë mbetet e sigurt, të gjithë janë fansa të Arbanës. Në këtë edicion të dytë të spektaklit, moderatorja po vërteton edhe njëherë se mbetet ndër prezantueset më të afta në vendin tonë, duke ia dalë të mbajë mbërthyer audiencën, por edhe të menaxhojë situatat që krijohen.

Natyrisht që edhe për vetë Arbanën, kjo është një periudhë e ngjeshur, por duhet thënë edhe e frytshme. Në rrjetet e saj sociale, shifrat rriten përditë, duke u përkthyer në një biznes për të.

Kështu që nga nisja e “Big Brother”, për të janë shtuar ndjekësit, por edhe kontratat e bashkëpunimit, e për rrjedhojë edhe tarifat e publikimit në rrjetet sociale. Nëse e keni vënë re, në “Intagram”- in e saj, ka një sërë bashkëpunëtorësh, që prej kohësh pasqyrohen prej saj në rrjetet sociale.

Por duket se me famën që “Big Brother” ka, janë shtuar ndjeshëm edhe bashkëpunimet për të, si rrjedhojë edhe çmimet. Aktualisht, Arbana Osmani është ndër personat më të kërkuar për bashkëpunime në rrjetet sociale, por edhe ndër më të paguarat.

Një postim në faqen e saj, kap shifrën e 5 mijë eurove, duke mbajtur kështu fronin sa i përket “Instagram”-it. Një vlerë po e lartë është edhe për “story” e saj në rrjetet sociale, që shkon deri në 1500 euro.

Në nisje të këtij spektakli, Arbana Osmani humbi një numër të madh ndjekësish, për shkak të një konflikti të ndodhur brenda në shtëpi. Shumë prej tyre kanë akuzuar produksionin e “Big Brother VIP” të cilët shpreheshin se po i bëjnë një “padrejtësi” Luizit dhe kjo gjë duket se reflektoi dhe tek moderatorja e spektaklit Arbana Osmani.

Prezantuesja humbi plot 2 mijë “followers” në më pak së 24 orë në llogarinë e saj në “Instagram”, ku është dhe tepër aktive. Nga 938 mijë ndjekës, Arbana ka rënë në 936 mijë ndjekës. Kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re nga moderatorja e cila “shfrytëzoi” dhe një moment gjatë spektaklit për ta treguar këtë.

Armaldo i kërkoi që gjatë spektaklit të “Big Brother” të reklamojë “Instagram”-in e Teatrit, mirëpo Arbana iu përgjigj me humor duke i thënë se po humb ndjekësit e saj për fajin e tyre.

Por sot që flasim, Arbana ka në llogarinë e saj më shumë 945 k, duke qenë ndër personazhet më të ndjekur. Kryesisht, “Instagram”-in moderatorja e përdor për bashkëpunimet e saj, duke e shndërruar në biznesin më perfekt.

Natyrisht që deri në fund të këtij spektakli, vëmendja për të do të jetë e madhe, ashtu edhe si kërkesa për të bashkëpunuar. Nëse vitin e shkuar, në këtë periudhë, ajo dhe Bora Zemani mbanin fronin sa i përket pagesave të larta për postimet në “Instagram”, këtë vit, Arbana nuk njeh rivale.

E duket se pas suksesit të “Big Brother”, për të ky është një tjetër sukses që kulmon pikërisht me periudhën kur edhe “reality” transmetohet.

Scroll to Top