Banorë e nominuar, Olta Gixhari, Armaldo Kllogjeri dhe Krist Aliaj zhvilluan mbrëmjen e sotme konferencën për shtyp. Secili prej tyre tregoi se kë do donte të eleminohej nga shtëpia, kë do donte të zëvendësonte e se çfarë plani kanë për rrugëtimin më tej, nëse qëndrojnë në shtëpi.
Pyetja: Kë shikoni më të rrezikuar për t’u larguar nga shtëpia?
Pyetja: Çfarë do bëni ndryshe nëse qëndroni?
Olta: Nëse qëndroj kam shumë për të treguar në botën time emocionale. Do ti jap prooritet siç bëj jashtë, do ul mburojat. Kemi kohë plot për t’i treguar.
Kristi: Do punoja më shumë te indiferenca ime. Jam vënë në sfida që nuk isha në gjendje ti komunoja, do ndjek rrjedhën e ‘Big brother’. Fakti që është një prind këtu më vë në pozitë, bëhem njeri më i mirë, do bëhem më tolerant, do kem kujdes.
Armaldo: Nuk do ndryshoja gjë, ndoshta marrëdhënien me vajzat, të mos kishte provokime, intimidime. Jam krenar që jam përballur me situata të vështira, të cilat nuk është përballur asnjë banor më parë.
Maestro; Unë plan konkret nuk kam, nuk dua ta ndryshoj rrjedhën që kam. Nuk do e bëj që të përfitoj sa më shumë ditë në shtëpi.
Kristi; nuk kam bërë plane. Unë kam një sfidë, plan më të keq se ky nuk ka, po ta përballoj në mënyrën sesi dua unë është suksesi më i madh.
Olta: Nuk kam asnjë plan konkret, plan kam si të menaxhoj veten, ndjenjat dhe emocionet. Me hyrjen e banorëve të ri ka nisur një Big Brother i ri.
Pyetja: Me kë do e zëvendësonit personat që ke në nominim?
Olta: Do hiqja Maestron do vija Luizin.
Armaldo: Dhe unë do vija Luizin.