JiL.al - Jeto i Lumtur

Pas daljes nga Big Brother, Tani zbulon një sekret të rëndësishëm që ndodhi brenda shtëpisë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pas daljes nga Big Brother, ish-banori Tani zbulon një sekret të rëndësishëm që ndodhi brenda shtëpisë sa ai ishte aty. Duke qenë se Tani është shok i Luiz Ejllit dhe këngëtari kishte ‘luftuar’ shumë që ai mos të ishte në nominim, Kiara bëri veprimin e papritur.

I pyetur nëse është ndier i prekur nga nominimi i Kiarës, Tani tha: “Më ka bërë shumë për të qeshur” dhe më pas shtoi se nuk i intereson hiç se pse e bëri një gjë të tillë. Ai kishte kohë që e kërkonte një gjë të tillë, por herë pas here Luiz Ejlli e bënte që të ndryshonte mendim.

Një ndjekës e pyeti Tanin në lidhje me “sekretin” që i ka treguar Luiz Ejlli në dhomën e rrëfimit. E në fakt e gjithë historia kishte të bënte me një plan të Luizit për të mos i lënë vend Bled Manes për të marrë vëmendje.

“Kur filloi të qajë Valbona u ndjeva shumë keq sepse isha midis dy njerëzve që i doja më shumë aty brenda. Ishte Luizi dhe Bona. Bona më kishte mbështetur, më ka bërë ushqimin, hekurosur rrobat. E duke u ndjerë në mes të kësaj gjëje, meqenëse nuk kisha synime në lojë, meqenëse mu prish atmosfera, hyra te dhoma e rrëfimit dhe thashë dua të dal. Do dilja por do e mbaja përbrenda se pse dola. Erdhi një moment dhe më ngacmon Luizi si shok. Më tha se dua me të nominuar, i thashë mos e bëj se kam kërkuar që të dal vetë. Më tha hajde e të tregoj diçka te dhoma e rrëfimit se vetëm aty mund flisje në privat, aty ka kamera por nuk shfaqen live. E më tha a e di se pse e bëra këtë me Bonën, e bëra për t’i humbur vëmendjen Bledit se ishte në nominim me Kiarën. Ishte thjesht një gjë që të shpërndaheshin videot e Bonës duke qarë, se sa të Bledit duke mbajtur ligjërata. E kur dolëm nga dhoma e rrëfimit kemi qeshur dhe kam thënë ‘kë do bëjmë me qarë?'”, zbuloi Tan Brahimi.

Scroll to Top