Banorët e Big Brother VIP Albania emoncionojnë me mesazhin e fuqishëm për 8 Marsin!

Jil
Jil
2 Min Read

“Stop dhunës ndaj grave”, ishte motoja e shfaqjes së banorëve të vjetër të ‘Big Brother VIP Albania 2”, kundër dhunës, bullizimit dhe ofendimit ndaj grave. Një dramë, e cila tregon dhunën që hasin gratë brenda familjes apo në rrugë, u interpretua nga Olta, Dea, Kristi, Luizi, Armaldo, Keisi, Kiara dhe Nita.

Banorët e veshur me të zeza, luajtën rolet përkatëse. Në fund, Kiara ‘shtrin’ dorën ndaj Oltës e cila në rol ishte grua e dhunuar. Më pas, vajzat krijojnë një kordon, si për të simbolizuar fuqinë e femrës.

Nita këndon këngën “Nëse vdes e re”, e cila drithëron me tekstin e veçantë.

Secili prej tyre, përçoi në fund nga një mesazh:

Kiara: Stop dhunës ndaj grave!

Keisi: Jam grua, më lër të jetoj!

Nita: Më kap e më ngrej lart!

Dea: Ju keni shumë forcë po mos harroni se faji është gjithmonë i dhunuesit dhe asnjëherë i viktimës!

Olta: Unë jam nënë, çdo ditë e rris djalin tim me dashuri dhe përkushtim që një ditë askujt mos t’i duhet të mbrojë vajzën e tij ndaj djalit tim.

Lexo të radhës

A do jenë Olta dhe Armaldo? Luizi zbulon banorët e BB VIP që…

Sabiani paska një qëllim për dyshen Keisi-Kristi?

“E do Luizin për vete”/ Gazetari i njohur habit me deklaratën: Jori e nxjerr Kiarën për dy javë

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *