JiL.al - Jeto i Lumtur

Kush del sonte nga “BBVA”? Efi habit me emrat e 4 finalistëve

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sot e ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë një nga ish-banoret e shtëpisë së “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes.

Në fillim ajo hyri si një konkurrente e vetme së bashku me Mikela Pupën, por më pas rrjedha e ngjarjeve ndryshoi krejtësisht dhe ajo u kthye në një prej konkurrenteve më të dashura nga i gjithë publiku.

Si po e përballon Efi famën dhe kërkesat e shumta pas daljes nga ‘BBV’?

Mendoj se më ka ardhur kjo gjë kaq e bukur në pikën që jam e pjekur mjaftueshëm që ta kontrolloj. Jam aq e mbushur sa nuk më interesojnë kërkesat, nuk i shoh fare. Aty ku kuptova se si mund ta shijoj ‘Big Brother-in’, aty mu ndërpre fatkeqësisht udhëtimi. Tani e konceptoj, meritoja të isha aty brenda.

Pse e kanë konsideruar Efin si ‘Shefe të diplomacisë’?

Ndoshta sepse jam treguar diplomate me Luizin, prandaj më kanë thënë ashtu. Nuk jam me të tjerët. Luizin e kam shok, e kam mik, nuk e kam njohur më përpara.

Bukuroshen nuk e kemi parë shpesh në intervista, pse kjo zgjedhje?

Nuk kam dashur se janë të njëjtat pyetje, e njëjta situatë. Nuk dua të bëhem e lodhshme.

Cila ka qenë ëndrra e fëmijërisë së Efit?

Kam dashur të bëhem piktore. Më thonin që do jesh fukara dhe ma vranë ëndrrën.

Kush del sonte sipas bukuroshes?

Armaldo. Ajo (Olta) nuk del dihet.

Lexo të radhës

A do jenë Olta dhe Armaldo? Luizi zbulon banorët e BB VIP që…

Sabiani paska një qëllim për dyshen Keisi-Kristi?

“E do Luizin për vete”/ Gazetari i njohur habit me deklaratën: Jori e nxjerr Kiarën për dy javë

Scroll to Top