JiL.al - Jeto i Lumtur

Luizi na habit: BBV e fiton Kiara, ka një arsye pse nuk e fitoj dot unë..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Luizi e ka shprehur disa herë brenda “BBV” se fitorja e këtij formati ishte qëllimi i tij kryesor, por gjithçka ndryshoi kur ai u njoh me Kiarën.

Pyetja e të gjithëve ishte se kush është më e rëndësishme për Luizin, Kiara apo loja dhe këngëtari ka krijuar konfuzion me përgjigjet e tij. Ai ka deklaruar se “Kiara është fitorja e tij”, ndërsa në një moment Luizi zgjodhi lojën përpara moderatores.

Disa javë më parë, kur situata mes çiftit ishte e tensionuar, për shkak të situatës së shumëkomentuar në lidhje me “dhunën” e Luizit ndaj Kiarës, këngëtari shprehu se mes lojës dhe Kiarës, ai zgjedh fitoren.

Por, në një bisedë të fundit, Luizi i tha Kiarës me bindje se ata të dy do të jenë finalistë në “Big Brother Vip”, madje shprehu “dëshirën” që fituese të jetë partnerja e tij.

“Unë dhe t i jemi në finale dhe e fiton ti. Dua të ta jap ty “Big Brother-in” se të dua, e meriton. E di pse nuk e fitoj unë? Sepse nuk jam imazhi i duhur që i duhet shqiptarëve. Shqipëria ka nevojë për brishtësi, dashuri, ëmbëlsi, nuk jam unë për këtë punë”, tha Luizi.

Kiara u përgjigj duke buzëqeshur, teksa iu drejtua Luizit me fjalët: “Çfarë pate more?”, duke lënë të kuptohet se e mori më shumë si batutë atë që tha Luizi sesa diçka serioze.

Lexo të radhës

Thellohet tragjedia e aksidentit që ndodhi në Tiranë. Pas dy vajzave, vdes në spital edhe shoferi 24-vjeçar. Emri…

“Të ka ditëlindjen vjehrra”/ Luizi i “lutet” për vëmendje, reagimi i Kiarës do t’iu “tërbojë”

Eliminoni yndyrën me sodë buke

Si ta përgatisni pijen e përkryer për forcimin e imunitetit?

3 gjërat që njerëzit e suksesshëm bëjnë kur humbasin

Scroll to Top