JiL.al - Jeto i Lumtur

‘Arbana më ngacmon për t’u bërë pjesë e Big Brother’, Antonio Kodrinaj: Luizi po na kënaq

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Antonio Kodrinaj është një nga aktorët e rinj shqiptarë që po korr shumë sukses në kinematografinë vendase. Filmi i tij më i fundit “Sophia”, me regji të Eduart Grishajt u mirëprit mjaft mirë. Së fundmi, në një intervistë për ABC-në e Mëngjesit, ai ka treguar se i ruan raportet me të gjithë bashkëpuntorët në këtë film.

Kodrinaj foli edhe për marrëdhënien e ngushtë që ka me Eduartin dhe Arbana Osmanin, ndërsa ka treguar edhe mundësinë për t’u bërë e pjesë e Big Brother VIP. Antonio u shpreh se e ka refuzuar një mundësi të tillë, pasi nuk është formati i tij.

“Raportet i ruaj më të gjithë bashkëpunëtorët e mi edhe pas mbarimit të filmave. Nuk jam tip që krijoj debate. Kam miqësi shumë të mirë me Eduartin dhe Arbanën, dalim për dreka dhe darka. Arbana më ngacmon ndonjëherë nëse do të futesh në “Big Brother”, por nuk jam tip i “Big Brother”.

Unë nuk debatoj, nuk kam qejf me u fut në ato intrigat aty, jam shumë tip i thjeshtë. Ma kanë pas thënë edhe një herë më parë, por unë e refuzova, që tek “Big Brother” i parë. Nuk e ndjej në formatin tim. Por e shikoj aty që kemi një shkodran që po na kënaq”, tregoi aktori

Scroll to Top