Gerta Gixhari, motra e Olta Gixharit ka komentuar sërish ditën e sotme deklaratën e saj se çifti Luiz dhe Kiara nuk ka për të funksionuar jashtë shtëpisë së Big Brother Vip dhe ajo edhe sot duket se ka të njëjtin mendim.
E ftuar në emisionin “E diell”, Gerta Gixhari e ka konsideruar si të turpshme veprimin e Kiarës që kërcen me këngët e ish të dashurit të saj Butrint Imeri në një vend ku ka dhe të dashurin e saj Luizin.
“Unë kam të drejtë të mendoj që lidhja Luiz edhe Kiara nuk ka për të funksionuar jashtë shtëpisë.
Dhe është e drejta ime ta them sepse ato kanë shkuar aty për të ekspozuar jetën e tyre dhe unë kam shumë të drejtë, sepse ato kanë pranuar ta nxjerrin jetën e tyre në vitrinë.
Ashtu siç gjykohet dhe jeta e motrës time dhe unë do gjykoj edhe jetën e Luizit dhe të Kiarës dhe prap jam i bindur që Luiz-Kiara nuk ka për të funksionuar jashtë sepse Kiara sa vihen këngët e Butrinti fillon e kërcen brenda shtëpisë.
Ça të duket ty kjo? Duke patur të dashurin aty dhe unë të kërcej më këngët e ish të dashurit? Por më e turpshme se kjo nuk ka. Kjo është shumë e turpshme.”-u shpreh Gerta Gixhari.
/5pyetjet.al