“Bluzat “Liria ka Emër” i ke shtru si qebe”: Stresi bëhet patriot, kritikon Xhulin..

Jil
Jil
1 Min Read

Xhuli kishte thënë se babai i vet e ka pasur në klasë Azem Galicën, ndërsa sonte në “darkën e finalistëve”, ajo e sqaroi pse bëri këtë huqje. Ajo tha se e kishte pasur fjalën për Fehmi Lladrovcin, ku kërkoi mirëkuptim nga publiku, me arsyetimin se qëndrimi i gjatë në izolim mund të bëhen edhe lëshime të tilla.

“Jam munduar të them Fehmi Lladrovci e jo Shotë e Azem Galica, por duhet të na kuptoni edhe neve se jemi që tre muaj e gjysmë në Big Brother publik i dashur, dhe shpeshherë ndoshta edhe gabojmë me vjet e me emra por ju dua shumë dhe e di që më keni kuptuar në këtë situatë, ju dua shumë”, u shpreh Juliana.

Por Stresi e kundërshtoi duke u treguar patriot tha se edhe maicat Liria ka Emër i ka shtruar si qebe.

“Pyetja ka qenë shumë e qartë, e ke thënë mbi dhjetë herë. Edhe maicat liria ka emër i ke marrë e i ke shtruar si çebe. Këtu po na shitni fore, ato shitni në tregun e gjelbër e jo këtu”, u shpreh Stresi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *