Butrint Imeri i dërgon Jorit ftesën speciale në BBV, reagimi i Kiarës dhe Luizit

Jil
Jil
2 Min Read

Prej disa javësh, Big Brother VIP Albania ka bërë që shqiptarët nga mbarë bota t’i dërgojnë banorëve mesazhe e dhurata përmes një aplikacioni online të quajtur Big love.

Fansat mund të zgjidhin një emoji që nis nga vlera 3 euro deri në 100 euro, e cila është kurora.

Dhe një mesazh shumë i papritur ka shkuar sot në shtëpi. Sipas asaj që u shfaq në ekran Butrint Imeri i ka dërguar një mesazh Jorit.

“Një bukuroshe si ti, mirë se të vish në Kosovë!,” shkruhet në mesazhin që mban dërguesin: B…. Imeri KS.

Jori në dhjetor para se BBV të niste ka deklaruar se do donte të hynte në reality-show me Butrintin se i pëlqen shumë dhe është i bukur.

Pas hyrjes ajo e përmendi atë para Luizit duke e provokuar dhe duke thënë se është ish-i Kiarës. Kjo gjë preku edhe Luizin i cili i tha Jorit se e ka prekur në pikën e dobët.

Lexo të radhë

“Je dhurata ime më e bukur!”/ Olta surprizohet nga mesazhi special i bashkëshortit,…

Habit gazetarja e njohur: Do ta ndaja dyshen Luiz-Kiara si lojtarë, nëse do…

“Kristi nuk është burrë!”/ Debat i ashpër me Qetsorin: I pacipë,...

Këto janë 3 pjesët e trupit që tregojnë se plakja e hershme sapo ka filluar

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *