JiL.al - Jeto i Lumtur

Luizi i mërzitur: Më vjen të plas, por nuk do ta fitoj unë Big Brother-in. Me zor s’e marr dot…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Luiz Ejlli është një nga konkurrentët më të fortë dhe më të komentuar të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania. Shumë prej ndjekësve dhe fansave të tij dëshirojnë që ai të shpallet fitues i këtij reality show, por duket se Luizi mendon ndryshe nga ata.

Në një bisedë me Oltën dhe Armaldon, Luizi është shprehur se edhe pse ai mund të shkojë deri në finale, e di shumë mirë që nuk do ta fitojë këtë program, ndërsa deklaroi se në lojën e tij ai po imiton ish-fituesin një nga fituesit e Big Brother VIP në Kanada.

Luiz: Mund të shkoj deri në finale për këto që kam bërë, ama e di shumë mirë që nuk e fitoj. Më vjen keq me plas, ama me zor nuk e marr.

Olta: Pse zgjodhe këtë rrugë, kur ti e dije. E ke pasur në trurin tënd, edhe gurin edhe arrën, pse ke zgjedhur këtë rrugë?

Luiz: E kam natyrale moj, me lujt, me qesh, me ngacmu. Nuk rri dot.

Olta: S’e ke natyrale se ti imiton këtë kanadezin komplet

Luiz: Unë do e imitoj pak. Imitoj lojën e tij dhe jo natyrën. Ai është natyrë komplet tjetër. Bazat kam marrë se s’kam mësuar përmendësh se ç’duhet të flas kur t’i flasë Olta atij.

Lexo të radhë

Fenomeni ‘Luiz’ pushton rrjetin, lë pas edhe kryeministrin e Kosovës

Luizi bën deklaratën e fortë para banorëve për qëndrimin e moderatores në “BBVA”:…

Butrint Imeri i dërgon Jorit ftesën speciale në BBV, reagimi i Kiarës dhe…

Zgjidhni çakrën që ju tërheq më shumë dhe mësoni gjëra që nuk i dinit për veten…

Scroll to Top