200 euro 1 Luan, sa harxhojnë shqiptarët për mesazhet që u dërgojnë banorëve të BBVA

Jil
Jil
2 Min Read

Banorët e ‘Big Brother VIP Albania’ surprizohen prej disa kohësh nga ndjekësit e tyre, të cilët i dërgojnë mesazhe të ndryshme së bashku me emoji. Ndjekësit kanë mundësi që t’i dërgojnë një mesazh duke përdorur aplikacionin ‘Big Love’.

Mirëpo, kjo e ka një kosto e duhet thënë se nuk janë dhe aq lirë. Në fillim të krijimit të këtij aplikacioni, çmimet vijonin nga 5 euro.

Por, me shtimin e shumtë të përdoruesve, janë rritur edhe çmimet. Kështu, ato variojnë nga 10 e deri në 200 euro.

Çmimet:

10 euro- një gotë verë

20 euro- një zemër

50 euro- shampanjë

100 euro – kurorë

199 euro- luan

Dhuratat kanë çmime të tjera

Edhe pse qytetarët harxhojnë para dhe kohë për t’i dërguar mesazhe banorëve të preferuar, ka dalë zbuluar se produksioni nuk nxjerr mesazhet e vërteta por i bën enkas.

Në disa raste provokon edhe banorët, duke përcjellë mesazhe ngacmuese që mund të hapin debat. Rasti i cili u bë publik pak ditë më parë ishte mesazhi i një djali për Kiarën.

Ai tregoi se produksioni ka ndryshuar fjalët e tij dhe “është tallur me paratë e popullit.”

“Mesazhi që i kam dërguar Kiarës ka qenë një çokollatë me këto fjalë që kam shkruar poshtë. Më vjen keq, por produksioni tregoi edhe një herë që është duke u tallur me lekët e popullit”- shkruan ai.

Debati mes Kiarës dhe Luizit arrin tjetër nivel: Mos e përdor emrin tim se e ndyn

“Ça do më bësh mua?”/ Luizi paralajmëron Dean

Luizi – Jorit: Kur të arrish ti me më kuptu mu, loja jem…

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *