“Jemi njerëz dhe bëjmë gabime”/ Ofendoi rëndë Kiarën në “BBVIP”, Amos Zaharia rrëfen për herë të parë bisedën që pati me familjarët e moderatores

Jil
Jil
2 Min Read

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Amos Zaharia tërhoqi goxha vëmendjen me debatin që pati me Luizin dhe Kiarën gjatë lojës së rezistensës, ku aktori ofendoi rëndë moderatoren duke e quajtur “p*tanë”.

I ftuar në “D Night”, aktori u pyet se çfarë do të bënte ndryshe në shtëpi, ku nuk ka pa përmendur dhe ofendimin e rëndë ndaj Kiarës.

Vetëm atë batutën që kam thënë për Kiarën do t’a tërhiqja mbrapsht sepse e kam thënë në nerva e sipër, por nuk dua të justifikoj veten time sepse është e vërtetë që ne në nerva e sipër mund të themi shumë gjëra, por kur je në televizion në një farë mënyre duhet t’a ruajmë pak etikën dhe të japim një shembull më të mirë.

Në atë moment e di që kam bërë gabim, por me të vërtetë ka qenë moment nervash dhe kam kërkuar falje dhe ndjesë edhe familjarëve të saj, kam komunikuar edhe vetë me ta në rrjete sociale.

Njerëz jemi, gabime do të bëjmë, por të jemi edhe pak më tolerantë me njëri-tjetrin. Një gjë është të bësh një gabim dhe me vërtetë t’a kuptosh gabimin dhe komplet gjë tjetër është të bësh një gabim, të kërkosh falje e të bësh po të njejtin gabim”- u shpreh Amos.

Lexo të radhë

Kujt po ia bën ‘lëmshin’ Loradana? Bën ‘golin’ e rradhës dhe ‘ndez’ rrjetin me lëvizjen e fundit

Në ‘shenjestër’ Kristi/ Çfarë po ‘kurdis’ Luizi me Kejsin: Ai ka nevojë për…

Luizi, super inteligjent! Zbulon prej sa muajsh ka studiuar gjithë Big Brother-ët në…

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *