JiL.al - Jeto i Lumtur

A e ka takuar Sabianin? Shpërthen Robert Aliaj: Hap idiot, nuk dal garant për lidhjen e tyre

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Robert Aliaj ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” ku ka folur për eksperiencën e djalit të tij, Kristi, në “Big Brother VIP”. Gjithashtu ai ka komentuar edhe raportin e Kristit me Keisi Medinin dhe takimin me Sabianin. I pyetur nëse e ka takuar, apo nëse është i hapur për të takuar Sabianin, Aliaj tha:

“Nuk ka një luftë të shpallur, por prapë më duket absurde kjo pyetje sepse ne po e nisim bisedën nga bishti. Ata që e kanë në dorë, ata duhet të bëjnë një hap, nëse e ndjejnë të nevojshme. Me këtë gjë që bëjnë ata aty brenda, nuk mund të dal garant i marrëdhënies së tyre sepse nuk e di. Nuk mund të dal të bëj hapa idiote, e shoh të pavend pyetjen edhe kohën që po i japim. Këto gjëra bëheshin me mblesëri më parë”.

Sa i përket marrëdhënies mes Kristit dhe Keisit, ai u shpreh:

“Është një lojë ku njerëzit mund të bien në dashuri. Është fakt sepse ka ndodhur. Nuk mund të marrim masa ndëshkuese për njerëzit që luajnë aty. Është një moment i pastër emocional. Nuk e di në është dashuri, ndoshta do kohën, pjekurinë dhe vendin e duhur”.

Lexo të radhë

“Do të kthehet te dashuria e vjetër”, parashikuesja e njohur e fatit ‘trondit’ fansat me deklaratën e saj: Luizi…

VIDEO/ ‘Plas’ sherri në BBV, Olta kapet keq me Qetsorin: Do dalim në…

Luizi mëson lidhjen speciale me Gertin: Bëj çfarë të duash, nuk të nominoj…

Scroll to Top