JiL.al - Jeto i Lumtur

Stresi fiton BBV Kosova, Fifi i fut një thumb të lezetshëm Lori Hoxhës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mbrëmjen e djeshme (17 mars) përfundoi edicioni i parë i “Big Brother Vip Kosova”, ku fitues u shpall Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Pas fitores së tij reagimet kanë qenë të shumta dhe një i tillë nuk ka munguar as nga Filloreta Raçi-Fifi. Në komentin e saj këngëtarja ka përgëzuar gjithë produksionin për realizimin e një ‘reality show’ të këtij lloji.

“Stresi, e fitove vëlla”, shkroi fillimisht ajo. “Big Brother VIP Kosova” hallall për këtë edicion njerëzor, hallall. Me shumë kujdes ruajtët edhe imazhet e këtyre personazheve”, shtoi mes të tjerash Fifi.

Ky reagim i artistes mori një vëmendje të veçantë, për shkak se qartazi ishte një thumb për produksionin e “BBV Albania”, ku pjesëmarrëse edicionin e parë ishte vetë Fifi.

Këngëtarja pas eksperiencës së saj, të cilën e la në gjysmë ka pasur disa mosmarrveshje me produksionin e reality-show-t.

Më herët ajo reagoi për promon e BBVA2, të publikuar nga “Top Channel”, ku produksioni kishte përfshirë edhe momentin kur asaj i kishte rënë të fikët.Asokohe Fifi u shpreh ashpër duke thënë se “Top Channel”, po i shkatërron jetën.

Lexo të radhë

“Është një gjë shumë e bukur, do të ndodhë…”/ Çfarë surprize ka përgatitur Kiara për Luizin?\

Ai që dëshiron një trëndafil duhet ta respektojë gjembin e tij.

Nëna iu vra nga dora e krimit, flet djali i Mimoza Pajës: Mami nuk…

Scroll to Top