Lart e poshtë po flitet se banori më i ri i shtëpisë, Lorenc Hasrama ka qenë në një lidhje dashurie me banoren tjetër të shtëpisë, Keisi. Gjithashtu po thuhet se arsyeja se pse Keisi u distancua nga Kristi me të cilin po krijonte një lidhje, ka qenë pikrisht hyrja e ish të dashurit të saj, Lorencit.
Por, si duket prania e Keisit në shtëpi nuk e pengon këngëtarin që të krijojë afrimitet me një tjetër vajzë rë shtëpisë, Jorin.
Ditën e sotme, teksa ishin duke biseduar për drogërat të cilat përdoren në ambientet e natës, Jori u shpreh totalisht kundër, ndërsa Lorenci iu drejtua duke i thënë se ajo nuk ka nevojë për drogë pasi është vetë e tillë.
Gjithashtu ai shtoi se e vetmaj drogë që ai mund të përdorte do të ishte modelja. Tani a ka qenë në kuadër të shakasë kjo deklaratë e Lorencit apo vërtet mes tyre ka një pëlqim mbetet për t’u parë.
Jori: Unë jam kundër çdo lloj droge, edhe ato që pëlqehen shumë në ambientin e natës
Lorenci: Prandaj dua të të marr për nuse unë ty. S’ka nevojë për drogë kjo shiko si është energjike vetë. E vetmja drogë që unë mund të konsumoja do ishte Jori
korrieri