Eni i “Big Brother” i jep fund beqarisë? “Çmendet” rrjeti pas reagimit të gazetares së njohur (FOTO)

Jil
Jil
1 Min Read

Disa fotografi të publikuara në faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale, ku gazetarja Sonila Musai shfaqet me vello nusërie dhe Eni Tare, ish-banori i spektaklit Big Brither Vip 2, i cili shfaqet me kostum dhëndrri kanë nxitur kureshtjen e të gjithëve në rrjet.

E ndërsa nuk mungojnë urimet për një martesë të pa lajmëruar, është vetë moderatorja që shuan zërat, ndërsa thotë se nuk ka asnjë martesë, por bëhet fjalë për një set fotografik të realizuar për një promocion veshjesh. 

Sonila Musai është gazetare prej shumë vitesh në Ora News, ndërsa prej pak javësh drejton dhe emisionin “Epiqendër”, një hapësirë dedikuar tërësisht tematikave sociale të jetës së përditshme, por edhe çështjeve të aktualitetit, duke mos hequr dorë nga terreni pavarësisht moderimit në studio të emisionit, apo spikerimit të edicioneve të lajmeve.

Përtej pasionit për profesionin, moderatorja është nënë e një vajze të lumtur 7-vjeçare!

Ndërsa Eni Tare ishte banori që u eliminua pak javë më parë nga shtëpia e “Big Brother VIP”, dhe tashmë i është përkushtuar dhe pasionit të tij të modelimi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *