Larg Kristit dhe afër Lorencit, shoqja e ngushtë e Keisit zbulon të pathënat

Jil
Jil
2 Min Read

Kristi dhe Keisi nuk janë më bashkë. Këngëtarja deklaroi se nuk ka më pëlqim për Kristin dhe kjo është arsyeja e distancimit të saj nga ai.

Mirëpo, në rrjet kjo ftohje e papritur e Keisit me Kristin është vënë re pas hyrjes së Lorenc Hasramës në shtëpi. Që natën e parë që u bë pjesë e formatit, kudo në rrjetet sociale shpërthyen thashethemet se ai ishte ish-i i Keisit.

Në lidhje me këto “çështje të nxehta” ka folur se fundmi shoqja e Keisit.

E ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, shoqja e Medinit, Frensi Danga ka thënë se ndarja ka ardhur si efekt i një reflektimi që ka pasur vetë Keisi. Ajo po ashtu ka hedhur poshtë dhe teoritë se shkak mund të ketë qenë Lorenci.

“Mendoj se ishte diçka e momentit, ajo është përfshirë nga situatat e aty. Ajo është ndikuar dhe nga hyrja e Sabianit. Keisi nuk ishte vetvetja kur ishte me Kristin. Humbi veten.

Ajo nuk fliste fare. U hutua pas Kristit. Nuk bënte asgjë tjetër vetëm rrinte me Kristin. Prisja që të ndaheshin kur të dilnin. Ata nuk janë aspak tipa të përbashkët. Nuk është Kristi tipi i saj.

Lorenci nuk ka të bëjë fare. Hyrja e tij nuk ka ndikuar. Lorenci nuk besoj se ka lidhje fare. Lorenci është thjesht miku i saj. Ata kanë pasur shoqëri të përbashkët dhe kështu janë njohur, por janë vetëm miq”, tha ajo.

LEXO TË RADHË

FOTO/ Futbollisti shqiptar i bën surprizën e papritur Luizit në shtëpinë e Big…

Shakaja “pa kripë” e Deas për fëmijët jetim që bëri bujë në rrjet, ja vendimi i papritur i blogeres…

Kunati i Luizit surprizoji këngëtarin, por nuk e përmendi Kiarën/ Flet miku i…

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *