Fjoralba Ponari, e ftuar në “Wake Up”, foli për planet për fejesë me partnerin e saj, Françesko.
Ajo u shpreh se fejesa është në planet e tyre, jo shumë të largëta, sepse tanimë janë një çift i konsoliduar.
“Është një gjë që do të ndodhë, sepse ne kemi një marrëdhënie shumë të konsoliduar me njëri-tjetrin.
Problemi është se momentalisht jemi duke investuar në profesionet respektive që kemi. Françi po ashtu po bën një kualifikim jashtë dhe deri në momentin, që është i afërt, jo shumë i largët, kur të jemi në një situatë më komode me profesionet tona, mendoj se do të jetë momenti i duhur”, u shpreh moderatorja.