JiL.al - Jeto i Lumtur

Tensione dhe debate në BBV, reagon menjëherë moderatorja: Mbeta pa fjalë nga… (FOTO)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova” banorët u takuan të gjithë së bashku për të diskutua rreth rrugëtimit të tyre. Ata u takuan në një Post “Big Brother VIP” ku ishin të ftuar një pjesë e banorëve që ishin pjesë e këtij rrugëtimi. Mes disa prej ish-banorëve pati debate të forta duke bërë që në studio të ketë shumë diskutime, por edhe tension mes tyre.

Programi ishte nën moderimin e prezantueses Elita Rudi, e cila sot bëri një reagimi për atë që ndodhi. Elita tha se edhe pse ajo e bëri punën e saj në mënyrën më të mirë të mundshme, në studio kishte shumë ofendime, kërcënime dhe që vihej në pikëpyetje funksioni i gjithë produksionit.

Përshëndetje, ka ardhur koha me i thënë dy fjalë pas bujës që la “Post Big Brother”. Unë jam shumë rehat me mënyrën sesi e ka superuar programin, dinamikat dhe gjithë të tjerat që kanë ndodhur në atë program të gjatë dhe me tension. Ndoshta kam reaguar edhe ashpër, por jo me cinizëm, ndoshta e kam ngritur zërin, por jo pa arsye, ndoshta kam kundërshtuar, por jo pa argument, kam ngel edhe pa fjalë, ama veç nga paedukata dhe sjellja e devijuar. Si do ta menaxhoja ndryshe një studio me shumë frustrim, tensione, ofendime, kërcënime, ku vihej në pikëpyetje funksioni i një produksioni të tërë? Ta dini, ky format është sfidues. Shihemi shpejtë në projekte që sjellin më tepër pozitivitet, frymë dhe energji të mirë.

Kujtojmë se Stresi u shpall fituesi i këtij edicioni duke qëndruar në shtëpinë e famshme për më shumë se 100 ditë.

Scroll to Top