Aktori Elvis Pupa duket s epo bëhet gati të lërë shtëpinë e “Big Brother”. Në një bisedë me banorët, Visi është shprehur se do të largohet nga shtëpia të dielën.
Ai ka thënë se nuk ka asgjë personale me banorët në shtëpi, por nuk përshtatet dot më me këtë lojë. Visi: Unë do rri dhe të shtunën edhe do iki të dielën.
Keisi: Po pse do ikësh? Visi: S’më pëlqen këtu. Nëse të shtunën ndodh ajo që kam menduar, do rri, në të kundërt do dal. Nderkohe edhe Fotinia ka zgjedhur të “vetë sakrifikohet” dhe të dalë ajo të shtunën, në mënyrë që Luizi dhe Kiara ta vijojnë lojën ende.
Teksa Luizi po qëndronte i mërzitur në oborr, Fotini i tha atij që të rrijë i qetë pasi do dalë ajo të shtunën. Luizi i tha Fotinisë se nëse ajo e bën një gjë të tillë,
ai nuk do i flasë më me gojë gjithë jetën.Ai shtoi se këtë lojë, do e bëjë siç do ai vetë, ndaj ka vendosur të dalë nëse Kiara largohet.
Luizi u betua për mbesat e tij, se nëse publiku vendos të largojë Kiarën, ai do ikë bashkë me të. Fotini dhe Lorenci i thanë Luizit të mos bëjë betime kot, sepse po flet gabim.Ai u shpreh se nuk është fare gabim sepse ai, Kiara dhe Olta kanë 90 ditë brenda në shtëpi dhe nuk ka ndonjë gjë nëse del ai./televizioni-24.
- LEXO TË RADHË
- SPAK letërporosinë Belgjikë për ‘spiunin’/ Nuredin Dumani: Fati e ka shitur Arjan Spahinë tek Çopjat…
- Luizi shpreh sërish shqetësimin për nominimin e Kiarës: Kam frikë se publiku duan…
- Dyshja në suitë, Lorenci i dhuron një trëndafil Jorit/ Luizi dhe Elvisi nuk…