“Kiara e meriton të jetë në finale”, Kevin Jacobs ka një mesazh për fansat e Luizit

Jil
Jil
2 Min Read

Kevin Jacobs, fituesi i “Big Brother Kanada” kërkon nga njerëzit që të kenë respekt për të gjithë konkurrentët e ‘Big Brother VIP Albania’.

Fituesi i ‘BB’ në Kanada, i cili u bë i njohur në Shqipëri nga strategjia e tij që ka inspiruar lojën e Luizit, ka dhënë mendimin në lidhje me nominimin Kiara-Olta.

Ai i ka kushtuar një video mesazh të gjithë personave që thonë se Kiara nuk e meriton të jetë aty

Kevin thotë se çdo njeri mund të fitojë lojën pasi strategjitë janë të ndryshme.

Por në fund, ai shton se pavarësisht çdo lloj strategjie, Luizi do e fitojë.

“Disa njerëz thonë se Kiara nuk e meriton të jetë aty. Arsyeja pse thonë se Kiara nuk duhet të largohet është sepse thonë se ajo nuk e meriton të jetë aty për shkak të lojës së saj.

Edhe nëse ka luajtur një lojë të mirë ose jo, problemin e kam me njerëzit që thonë se dikush duhet të jetë aty, nuk besoj se kjo është mënyra e duhur për asnjë show të tillë.

Ka plot strategji fitoreje dhe çdo njëri mund të fitojë lojën, ndaj duke thënë se dikush e meriton të jetë aty apo jo më shqetëson.

Mendoj se po shikoni më poshtë e se nuk po i respektoni siç duhet e çdo kush mund ta fitojë këtë lojë. Pavarësisht se kush shkon në shtëpi, Olta ose Kiara, Luizi e fiton lojën”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *