Tema e ditës së sotme ka të bëjë me emigrantët, pse shqiptarët zgjedhin të largohen nga vendi.
Të ftuar në këtë episod të parë ishin ministrja Bora Muzhaqi, këngëtari Armaldo Kllogjeri, modelja Xhensila Pere dhe avokati Adriatik Lapaj.
Modelja Xhensila Pera është një ndër personazhet që ka zgjedhur të emigrojë në Amerikë për një jetë më të mirë. Pere zbuloi se synon të arrijë në Miss Universe. Sipas saj, arsyeja që ka dashur ta vazhdojë atje ëndrrën e saj është për arsye monetare, duke qenë se këtu në Shqipëri nuk mund të arrish atë që dëshiron.
“Pasi kalon të 30-tat ti bën një llogari shumë të thjeshtë, ku ti mendon se këtu nuk kam asnjë të ardhme për tu sistemuar”, tha Pere.
“Rroga që ne marrim është e papërballueshme me çmimet që janë në treg”, tha ajo, ndërsa për rrogën e saj të fundit zbuloi vetëm se ka qenë mbi mesataren.
“Jeto sot për sot. Ai që ikën te vendi që shkon nuk është fushe me lule, ai nga vetja do japë edhe atje. Këtu ke lodhje psikologjike, atje ka lodhje fizike, por ku shkon në darkë në shtëpi, shkon e qetë”,
Po ashtu edhe këngëtari Armaldo Kllogjeri i ftuar në “Më lër të flas”, është një ndër ata që kanë emigruar për një jetë më të mirë. Ish-banor i Big Brother Vip, ka emigruar në Greqi në moshën 21-22 vjeçare.
“Sapo kishim dalë nga regjimi. Arsyeja pse u ktheva ishte për çështjen e letrave. Nëse do kisha letra do qëndroja”, tha ai.
- LEXO TË RADHË
- “S’ma merrte mendja”/ Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi politikani i njohur në momentin e tij më të…
- Luizi harron Kiarën dhe fton Jorin të lahen bashkë, ja përgjigjja epike e…
- Intuita e Luizit nga izolimi: I bindur se ‘Big Brother VIP Kosova’ e…