JiL.al - Jeto i Lumtur

10 mijë eurot, arsyeja e ftohjes? Ilir Shaqiri tregon a ia dha lekët që i premtoi Sabianit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Këngëtari Sabian Medini dhe balerini Ilir Shaqiri u bënë miq të ngushtë në Big Brother VIP, por kjo miqësi u thye për arsye që ende nuk dihen, por u përfol se Ilir Shaqiri nuk i dha 10 mijë eurot e premtuara publikisht Sabianit.

I ftuar në emisionin “Më Lër të flas” në Top Channel, Ilir Shaqiri tregoi se si qëndron e vërteta. Sipas balerinit, Sabiani ka marrë respektin e duhur dhe se vazhdojnë të kenë një raport normal, duke lënë të nënkuptojë se ka mbajtur premtimin e tij.

Romeo Veshaj: Si vazhdon raporti jot me Sabianin?

Ilir Shaqiri: Si i imi me Donaldin.

Donald Veshaj: Po ju betoheshit për kokë të njëri-tjetrit more djalë!

Ilir Shaqiri: Po normal, edhe ti betohesh për kokën e Romeos.

Donald Veshaj: E ke vëlla tamam domethënë?

Ilir Shaqiri: Po tani vëlla tamam! Disa vëllazëri zgjasin, disa nuk zgjasin, disa modifikohen.

Romeo Veshaj: Unë këtë dua nga ty, ia dhe lekët?

Ilir Shaqiri: Po, po respektin ia kam bërë, kështu që Sabi e di. Unë mendoj që Sabi meritonte dhe mori respektin e duhur prej Ilirit, pikë, mbaroi!

Romeo Veshaj: Po nëse unë hyj Bigun e ardhshëm, ti dhe Donaldi do më mbështesni mua?

Donald Veshaj: Si mendon do e mbështesim atë, do dalim nëpër live, do flasim për Bigun?

Ilir Shaqiri: Do të të përgjigjem me një pyetje.

Romeo Veshaj: Ti qenke si ai Fatos Nano!

Ilir Shaqiri: Do doje të kishe mbështetjen si ia bërë ti Donaldit, apo si ma bëri familja mua?

Donald Veshaj: Romeo i ka si pikë të dobët helikopterët, thjesht a na i mban xhepi ne.

Ilir Shaqiri: Do doje të hidhnim lekë për naftë dhe për karafila apo do doje thjesht një suport?

Romeo Veshaj: Kohët e fundit kam vendosur që të jem i vërtetë me veten time.

Scroll to Top