Pak orë pas eliminimit e pyesin për Butrint Imerin, kjo është përgjigja e prerë e Kiara Titos

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Siç e do zakoni, Kiara Tito pas eliminimit nga “Big Brother VIP” është shfaqur në Fan Club për të folur rreth rrugëtimit te saj.

Por, në nisje të intervistës, pasi pa një klip përmbledhës për më shumë se 90 ditët e qëndrimit të saj në shtëpi, Kiara Tito u përlot. Moderatorja tha se iu kujtuan të gjitha momentet e bukura që ka kaluar, veçanërisht dasma me Luizin.

“Tani më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit tim. Kam kaluar 90 ditë aty brenda”, u shpreh Kiara.

Moderatorja Megi Pojani e ngacmoi edhe në një pikë mjaft delikate. Teksa po i drejtonte pyetjen në lidhje me Butrint Imerin, Kiara e ndërpreu duke u shprehur se nuk do të flas fare për këtë pjesë.

“Nuk dua të flas fare. Ajo histori ka 10 vite që është mbyllur”, u shpreh Kiara Tito.

Scroll to Top