Top Channel është tronditur nga sulmi terrorist që i mori jetën një prej punonjësve, rojës Pal kolës, por gjithashtu rrezikoi jetën e shumë të tjerëve.
Për transparencë, produksioni i “Big Brother VIP” vendosi që ngjarjen e rëndë t’ua tregonte dhe banorëve, të cilët janë tashmë pjesë e Top Channel. Përveç informacionit, moderatorja Arbana Osmani i siguroi se shtëpia e BBVIP është shtëpia më e sigurt dhe se ata nuk rrezikohen.
Ajo u ka komunikuar banorëve se nëse ndonjëri prej tyre ndjehet se nuk e përballon dot këtë rrugëtim në vazhdim, është i lirë që të vendosë të largohet.
“Është detyra jonë të ndajmë me ta se çfarë ka ndodhur dhe të kërkojmë prej tyre të reflektojmë e të marrin një vendim nëse do ta vazhdojnë apo jo këtë rrugëtim. Nuk është e thjeshtë të ndash lajme të këqija por është një nga momentet më të vështira, ndjejmë se është e domosdoshme kështu ne sot jemi gati t’ja themi banorëve atë çfarë ka ndodhur dhe bashkë me Arbrin e Zhaklinën të shpresojmë që ata të vendosin të vazhdojnë këtë rrugëtim.”-
Mesnatën e së dielës, Qetsori dhe Kristi i dëgjuan të shtënat e automatikëve, pasi ishin në oborr.
- LEXO TË RADHË
- Kodi që Luizi ia dha Kiarës para se të dilte nga shtëpia: Kur të jesh në Prime do më…
- I shokoi të gjithë me sekretet e tij, Luizi si kurrë më parë…
- Luizi i hqetësuar për Kiarën: Nuk e di si më sheh nga jashtë