Që pas daljes nga “Big Brother VIP”, Kiara është treguar shumë aktive në rrjete sociale duke mbështetur partnerin e saj, Luizin.
Mbrëmjen e djeshme ajo ka reaguar për sulmin e rëndë në “Top Channel” duke thënë që është sa i frikshëm aq dhe një shuplakë për të gjithë. Moderatorja ka shprehur ngushëllimet për familjarët e të ndjerit. Më tej ajo ka shtuar se do jetë duke mbështetur me zemër Luizin ndonëse jo në studio.
- LEXO TË RADHË
- Brenda në BBV ai tha se e kishte takuar vetëm njëherë, por Valbona Mema zbulon të pathëna për Armaldon!
- Çfarë deklaroi kryeministri i Kosovës? Albin Kurti pyetet për Luiz Ejllin e “BBVA”
- “Unë nuk do të lidhesha kurrë aty”, Beniada flet për moderatoren: Kur Luizi…
“Nuk ka fjalë për të përshkruar ndjesinë që pata kur lexova lajmet dje. Është e frikshme e njëkohësisht një shuplakë për të gjithë, kur sheh sa e pasigurt bëhet jeta jonë çdo ditë. Ngushëllime për familjen e të ndjerit e cila ka nevojë për të gjithë ne në këto orë të vështira. Sonte as unë e as ish-banorë të tjerë nuk jemi në studio, ama edhe pse jo fizikisht, unë do jem duke mbështetur me zemër (L). #meluizin”, ka shkruar Kiara.