Kur ka mbetur një muaj deri në përfundim të Big Brother VIP Albania, banorët po krijojnë debate dhe situate të shumta me njëri-tjetrin.
Pasi Efi u sqarua dhe arriti të pajtohej me Kiarën dhe Luizin, ajo ka nisur një debat të fortë me Deamishel.
Ish-konkurrentja e “Përputhen” ka një hatëmbetje me Deamishel pasi ishte ajo që nxori në nominim Kiarën, Luizin dhe Efin që rezultoi në eliminimin e kësaj të fundit.
Debati I radhës mes dy vajzave ndodhi pas pajtimit të Efit me Luizin dhe sipas Deamishel ky pajtim i tyre bëri asaj t’i rikthehej ‘fuqia’.
“Të erdhi goja tani që u pajtove me Luizin”, iu drejtua Deamishel.
Kjo nxiti Efin që të reagonte duke thënë se situate me Luizin ka ndikuar emocionalisht tek ajo, por që gjithmonë ka përkrahjen e këngëtarit shkodran.
“Mbështetjen e Luizit për ikjen tënde e kisha edhe në atë moment sido që ishin marrëdhëniet tona dhe sido që të jenë ai kur është puna për të të nxjerr ty e kam mbështetjen e tij gjithmonë, mua më erdhi goja sepse isha emoconalisht shumë keq”, u shpreh Efi.
Ndryshe, kujtojmë që Efi bashkë me Kiarën, Bledin dhe Ronaldon ishin katër banorët që u rikthyen në BBVA për të vazhduar garën për çmimin e madh.