Ndjekësit “masakrojnë” Kiarën me komente, gjyshe Leta përfundon në spital

Jil
Jil
2 Min Read

Me rikthimin e saj brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, Kiara ka nxitur dhe një revoltë jashtë.

Pas sherrit që ajo pati me banoren tjetër të shtëpisë, Efin, ndjekësit kanë “masakruar” moderatoren me komente negative.

Por, ata që përjetojnë komentet e ndjekësve janë familjarët e Kiarës. Së fundmi, ka qenë kushërira e moderatores ajo e cila ka bërë me dije se gjyshja e Kiarës, Leta, pas komenteve negative për mbesën e saj është ndjerë shumë keq dhe ka përfunduar në spital.

“Komentet negative në rrjetet sociale ndikojnë shumë tek të afërmit. Kam biseduar me familjarët e saj. Pak para se të nisja emisionin, fola dhe me gjyshen e Kiarës e cila është prekur shumë nga këto komente dhe mesazhe, saqë ka pasur dhe probleme shëndetësore dhe i është dashur të shkojë në spital nga komentet dhe sulmet e shumta në rrjetet sociale.

Përfitoj nga rasti tu bëj thirrje të gjithë komentuesve, jo vetëm për Kiarën por për të gjithë, që të bëjnë kujdes me familjarët jashtë”, tha ajo në emisionin “Shqipëria Live”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *